Lugina e lumit Gashi ndodhet në rrethin e Tropojës dhe zgjatet drejt kufirit verilindor të Shqipërisë, deri në pikën më të lartë në kufi ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. 

Lugina e lumit Gashit është shpallur rezervë  natyrore (sipas kategorisë IUCN Ia), duke mbuluar një sipërfaqe totale prej 3,000 ha. Një rezervë natyrore është kategoria më e lartë e zonës së mbrojtur, e cila është krijuar dhe menaxhuar kryesisht për studime kërkimore ose punë shkencore në terren. Kjo e bën Luginën e Gashit një zonë me interes për disa qëllime, jo vetëm në fushën e turizmit. 

Lumi Gashit, i cili derdhet në Valbonë, rrjedh në zonën akullnajore të Dobërdollit në një lartësi prej 1,600m. Lugina e largët njihet si perla e natyrës shqiptare. Ajo është e njohur për bukurinë e saj natyrore, me shpatet dhe kanionet e ngushta, duke krijuar shume karakteristika të vecanta. Lugina është e veshur me pyje dushku, halorë dhe ahun. Nga viti 2007 është pjesë e trashëgimisë së UNESCO-s. Në të bëjnë pjesë lloje të shumta të kafshëve të egra duke përfshirë arinjt e murrmë, dhitë e egra, ujqërit, ketrat dhe shqiponjat malore. Zona është gjithashtu e njohur për reshjet e shpeshta  të dëborës.