Parku Natyror Bashkiak i Shkrelit është përshkruar si “Hyrja e Alpeve”. I krijuar në 2015, parku ka një sipërfaqe totale prej 20,282 ha. Kjo kategori e zonave të mbrojtura manaxhohet nga komuniteti lokal, që do të thotë disa nga aktivitetet bujqësore dhe ekonomike mund të kryhen brënda saj.

  1. Në zonën kryesore nuk lejohen aktivitetet ekonomike, pasi në këtë zonë mund të gjenden elementë të rëndësishme natyrore dhe kulturore që kërkojnë mbrojtje
  2. Në zonën e zhvillimit të qëndrueshëm lejohen veprimtariete ekonomike, duke kufizuar vetëm aktivitetet intensive, të cilat konsiderohen se ndikojnë në vlerat e parkut. 
  3. Në zonën e përdorimit tradicional aktivitetet janë të lejuara, por ato duhet të jenë në harmoni të plotë me natyrën, kulurën dhe traditat e zonës.
  4. Zona e shërbimit të vizitorve është zonë me ndërtime (bar, restorante, hotele) dhe i shërben visitorëve.

Parku është i vendosur rreth 10 km verilindje nga qyteti i Koplikut dhe vetëm 20 km nga Shkodra. Pjesa më e madhe e zonës është e mbuluar nga male dhe maja te cilat arrijnë një lartësi prej 2,400m mbi nivelin e detit. Disa nga zonat malore përshkohen nga lugina të thella, më i famshmi është kanioni i Përroit të Thatë, ku gjenden shpella të shumta që janë të lidhura me historinë dhe legjenda.

Lloje të ndryshme endemike speciesh mund të gjenden në park, kështu që mbrojtja e mjedisit ështe thelbësore për të siguruar që brezat e ardhshëm të munden të gëzojnë bimët si bellflower (Chamaemelum nobile), shpendër e çarëshumë (Helleborus multifidus) dhe zambaku Shqiptare (Lilium albanicum).

Bimët aromatike dhe medicinale në park përfshijnë sherebelen mjeksore (Salvia officinalis), kamomilin (Anthemis nobilis), rigonin (Oregano sp.), trumzën (Satureja hortensis) dhe livandon (Lavendula sp.). Parku gjithashtu është i pasur në lule, ku gjenden rreth 60 specie të ndryshme në oborre dhe përgjatë shtigjeve për ecje malore.

Fauna endemike dhe specie në rrezik përfshijnë salamandra e gjelbërt (Aneides aeneus), triton Alpin (Triturus alpestris), shkaba (Gyps fulvus), shqiponja e vogël (Hieraaetus pennatus), vjedulla (Meles meles) dhia egër (Rupicapra rupicapra), të cilat vizitorët mund të kenë fatin ti shikojnë.