Parku Natyror Bashkiak i Nikaj-Mërtur mbulon një zonë relativisht të vogël prej 18,545 ha. Si një Park Natyror Bashkiak (IUCN kategoria IV), zona është e manaxhuar nga komuniteti lokal dhe përfshin disa aktivitete bujqësore dhe ekonomike, të cilat zhvillohen brenda territorit.

Parku mund të konsiderohet si një nga peisazhet më të bukura të vendit. Kufijtë e tij janë të shënuarë nga maja të ndryshme: Maja e Bosh-Curraj në veri, maja e Drenit në lindje, dhe maja e Korjes së Mërturit ne juglindje. 

  • 1) Në zonën kryesore nuk lejohen aktivitetet ekonomike, pasi në këtë zonë mund të gjenden element të rëndësishme natyrore dhe kulturore që kërkojnë mbrojtje.
  • 2) Në zonën e zhvillimit të qëndrueshëm lejohen veprimtariete ekonomike, duke kufizuar vetëm aktivitetet intensive, të cilat konsiderohen se ndikojnë në vlerat e parkut.
  • 3) Në zonën e përdorimit tradicional zhvillohen aktivitete janë të lëjuara, por ato duhet të jenë në harmoni të plotë me natyrën, kulurën dhe traditat e zonës.

Për shkak të vendodhjes së largët gjeografike dhe klimës specifike Nikaj-Mërtur ka një florë dhe faunë të pasur. Zona është kryesisht e mbuluar me pyje ahu dhe gështenjash, ndërsa janë regjistruar rreth 80 lloje të ndryshme bimësh medicinale, ndër të cilat specie për përdorim farmaceutik, si xhërkull vjeshtor (Colchicum autumnale), sanëz (Gentiana lutea), zambak shqiptar (Lilium albanicum), veshtull (Viscum album) dhe vulfene. 

Kafshët që gjenden në këtë park përfshijnë derrin e egër (Sus scrofa), ariun kaf (Ursus arctos), dhinë e egër (Rupicapra rupicapra), ujkun (Canis lupus), dhelprën (Vulpes vulpes), rrëqebullën (Lynx lynx), vidër (Lutrinae), kaprollin (Capreolus capreolus), macja e egër (Felis silvestris) dhe lepuri i murrmë (Lepus europaeus).

Nëse shihni me kujdes, ndërsa jeni duke ecur, mund të vini re edhe një salamandër të zezë.

Parku Natyror Bashkiak Nikaj-Mërtur është i famshëm për pyjet e tij të gështenjës.