Lugina e Valbonës shtrihet në zemrën e Alpeve Shqiptare, dhe ndodhet 27 km në veriperëndim të qytetit të Bajram Currit. Parku përfshin 11 fshatra ku mund te permendim  Çeremin, Dragobinë, Kocanajn (Këlcyrë), Rragamin, Kukajn, etj. Për  shkak të  pasurisë  së  saj bimore lugina u shpall park kombëtar në  vitin 1996 me një sipërfaqe prej 8000 hektarë.

Lugina është  27 km e gjatë, rrethuar nga shumë maja, përfshirë  majën e Hekurave (2,651m), majën e Jezercës (2,694m) dhe majën e  Kollatës (2,528m). Shpatet e luginës janë pothuajse vertikale, maja të larta të mbuluara me pemë dhe të mbushura me borë të hershme me një lartësi prej 1,700m mbi shtratin e lumit.

Lugina e Valbonës është e dominuar nga male të larta që ofrojnë pamje spektakolare dhe peisazhe që ndryshojnë ngjyrë me ndërrimin e stinëve. Kjo është e vetmja zonë në Shqipëri që shfaq një numër kaq të madh të formacioneve pyjore me përmbajtje hormoqi (Picea abies). Habitatet më të përhapura të parkut janë pyjet evendosura përgjatë luginës, të cilat ofrojnë një peizazh të pasur dhe një kombinim të veçantë të ekosistemeve. Klima është e përshtatshme për specie si ahu (Fagus sylvatica), pisha malore (Pinus leucodermis), rrobull i bardhë (Pinus peuce), pisha (Pinus silvestris), gështenja (Castanea sativa), arra (Juglans regia) dhe mollë të egra (Malus sylvestris). Kullotat dhe livadhet janë gjithashtu kudo të pranishme. Parku është një nga bioqendrat më të rëndësishme kombëtare për faunën e egër. Ofron një habitat të përshtatshëm për ariuimurrme (Ursus arctos), ujkun (Canis lupus), rreqebulli i ballkanit (Lynx lynx), kaprollin (Capreolus capreolus), dhinë e egër (Rupicapra rupicapra) dhe derrin e egër (Sus scrofa).

Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës është një vend tërheqës me rëndësi turistike. Lugina dominohet nga malet e larta që ofrojnë pamje fantastike dhe panorama sezonale me ngjyra të ndryshme.