Kelmendi ndodhet në veri të Shqipërisë dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 353km2 , si dhe ka një popullsi prej 6,000 banorë. Zona e Kelmendit shfaq një nga peisazhet më mbreslënëse të Alpeve të Shqipërisë. Eshtë e pasur hidrografikisht, ndërkohë zona ka lumenj dhe përrenj me ujra të ftohta, dhe ujra kristal të pastra. 

Rreth 50 lloje specie endemike gjenden në Kelmend, duke përfshirë zhabinën e hajekut (Ranunculus hayekii), rrënja vratikut shqiptar (Ligusticum albanicum) në Seferçë; llapua i Dërflerit (Petasites doerfleri) në Bjeshkët e Namuna; rrush arushe (Arctostaphylos uva-ursi) në lartësi nga 1,200 deri 1,400 m në Vermosh; dhe kamaroshe e Dalmacisë (Geranium dalmaticum) në malet që rrethojnë Cemin. 

Fauna e zonës është e pasur dhe e larmishme. Ariuimurrme i rrallë (Ursus arctos) dhe rrëqebulli i Ballkanit (Lynx lynx), të dyja këto mund të gjenden në Vermosh, Vukël dhe Nikç. Në vendbanimet përreth, është e zakonshme të shohësh dhelpra (Vulpes vulpes), ndërsa zonat e izoluara shkëmbore të Seferçës, dhe Bjeshkët e Namuna të Vukëls janë shtëpitë e dhive të egra (Rupicapra rupicapra).

Zona e Kelmendit ka një habitat me 96 lloje bimësh medicinale, disa prej të cilave korren e tregtohen nga banorë vendas. Barishtet dhe bimët e tjera medicinale rriten në një sipërfaqe rreth 3,313 ha, midis arrave (Juglans regia) në Cem; St John’s-ëort (Hyperricum perforatum), bli si zemër (Tilia cordata) në Grabom, Tamarë dhe Gjadë; boronicë (Vaccinium myrtillus) në Berizhdol dhe Seferçë; dhe frashër i bardhë (Fraxinus ornus) në Vermosh. Vetëm në Lepushë, janë identifikuar 24 lloje karafilash (A. Osja, 1995). 

Zona e Kelmendit është e pasur me atraksione turistike që përfshijnë pyje halore, ahu dhe kullota të gjelbërta. Këto pyje janë të populluara nga dhi të egra, kapronj, arinj dhe shqiponja. Lumi i Cemit, i cili kalon përmes Kelmendit, ka ujë të ftohtë, plot me trofta dhe eshte i rrethuar me shkembinj.