Përveç bukurive natyrore dhe ushqimeve karakteristike, vizitorët e turistët do të njihen me trashëgiminë kulturore, folklorin e pasur, këngët e veglat muzikore, si dhe me veshjet e larmishme, dasmat, ritet e zakonet mortore, të cilat dëshmojnë për një zonë jashtëzakonisht të pasur me etnokulturë të veçantë të bukur, me ruajtjen e vlerave morale, shpirtërore njerëzore në familje, në fis, në krahinë e më gjërë.

Nëpër fshatra është ende e përhapur gjerësisht tradita e gdhendies dhe dekorimit të objekteve të vogla prej druri. Prandaj barinjtë zbukurojnë ende kërrabat e tyre, furkat, boshtet, etj. Të tjerë, me më tepër aftësi në art, bëjnë djepe për fëmijë, karrige tradicionale, vegla muzikore, sepete/baule etj

Aspekte tërheqëse kulturore të rajonit përfshijnë veshjet tradicionale kryesisht të thurura me lesh dhe punohen veshje si për burrat dhe gratë. Këngët e vallet janë krijuar, pasuruar, luajtur e kënduar, duke u shoqëruar me lahutë, çifteli, fyell, etj. Janë krijuar, treguar dhe trashëguar lojra tipike popullore, fjalë të urta, gjëagjëza, përralla, tregime, kulte, legjenda, eposi i Kreshnikëve, kullat e ngujimit, veprimtaritë e lidhura me festat popullore dhe ato shpirtërore.

Mikpritja është një nga vlerat kryesore të shqiptarëve dhe sidomos e malesorëve dhe pritja që i bëhet turistëve është jashtëzakonisht e ngrohtë dhe mbresëlënëse. Ardhja e një miku në këto vende ende sot vlerësohet si një rast i shenjtë. Sipas Kanunit, “shtëpia e një shqiptari është shtëpia e Zotit dhe e mikut”. Martesat, funeralet, lindjet dhe festat fetare vazhdojnë edhe sot të përjetohen gjerësisht në fshatra, me një pjesëmarrje të madhe nga i gjithë komuniteti. Ngjarje të tilla shoqërohen me muzikë e këngë karakteristike, gatime me prodhime vendase, veshje tradicionale e vallëzime.

Etnografia dhe folklori, si një pjesë e traditës dhe kulturës vendase, përbëjnë dy ndër elementet më të pasur të rajonit. Aspekte tërheqëse kulturore të rajonit përfshijnë veshjet tradicionale, veçanërisht xhubleta 4000 vjeçare e grave të malësisë si dhe xhamadanët për meshkuj.

Instrumenti më i vecante e ka zanafillen me lahutën, instrument mijëravjeçar kordofon me një tel, me të cilën malësorët shoqëruan këngët epike të Ciklit të Kreshnikëve dhe me pas çiftelia, tupani, sharkia, fyella, defi, gjethja, tepsia, pipëza e vegla të tjera, të cilat janë punuar nga dora e vetë mjeshtërve popullore.

Eposi i Kreshnikëve “Kënga e luftëtarit”, është e lidhur ngushtë me tiparet natyrore të Alpeve Shqiptare. Eposi i Kreshnikëve është bërë pjesë e trashëgimisë botërore (UNESCO). Cikli i këngëve epike shqiptare përfaqëson një monument të kulturës kombëtarëve tradicionale dhe ka mbijetuar ekskluzivisht në formë gojore. Shkrimtarët që kanë performuar këto këngë epike janë referuar si “Homerët e fundit”.

Këngët janë një element i rëndësishëm i kulturës vendase. Kënga është bërë pjesë e pa ndarë në jetën e tyre. Me këngët e djepit malësorët vënë fëmijën në gjumë, ndërkohë që i këndojnë dashurisë në dasma dhe me këngë vaji përcjellin për në banesën e fundit njerëzit e tyre të dashur.

Vallet malësore shquhen për ritëm, energji, dhe dinamizëm të lartë. Ekzistojnë valle të burrave dhe të grave. Me valle malësorët shprehin gëzimet e hidhërimet e jetës, si dhe karakterin luftarak të tyre.

Besimi më i hershëm është ai pagan, i cili daton që nga periudha ilire dhe ruhet nga banorët si dëshmi e origjinës dhe identitetit të tyre kulturoro-kombëtar. Banesa tradicionale e Alpeve, Kulla, është një ndërtesë monumentale prej guri dhe që tërheq vëmendjen e vizitorëve, por dhe të shumë studiueseve. E njëjta gjë mund të thuhet për banesën tradicionale të Alpeve si një ndërtesë monumentale prej guri.