Raporte entuziaste për pasurinë natyrore të Alpeve Shqiptare datojnë që nga viti 1909 me librin e Edith Durham “Shqipëria e lartë”, por vizitorët mbetën të paktë. Më vonë, gjatë kohës së regjimit komunist u zbulua flora dhe fauna e larmishme a jashtzakonshme, si dhe vlerat e saj. Turizmi I organizuar me një hotel dhe bujtina u prezantua në vitet 1950. 

Gjatë gjithë rrjedhës së historisë rajoni i Alpeve Shqiptare është vizituar dhe studiuar nga shumë udhëtarë të profesioneve dhe kobësive të ndryshme, nga punonjës shkencorë, historian, shkrimtarë, kronikanë, gjeografë, gjeologë nga e gjithë Evropa dhe më tej, të nisur nga qëllime dhe ekspedita të caktuara letrare, artistike, por edhe shkencore. Keshtu, mund te permendim Edit Durham, Evlia Çelebia, Franc Nopça, Ami Bue, Mikloezieh, Evans, Vetshman dhe shumë të tjerë. 

Për shkak të pozicionit të izoluar gjeografik fshatrat e Alpeve Shqiptare kanë ruajtur shumë prej traditave të vjetra të cilat janë zhdukur në pjesë të tjera të Ballkanit. Akoma në ditët e sotme njerzit rrespektojnë rregulla të caktuara të “Kanunit” – ligje të cilat datojnë që në mesjetë, i cili rregullonte aso kohe sferat e ndryshme të jetës, duke përfshirë gjakmarrjen dhe mikpritjen legjendare, e cila e vendos mikpritjen e mysafirit mbi pothuajse ç’do gjë tjetër. Sllogani se “Shtëpia e shqiptarit është e Zootit dhe e mikut”, gjen shprehje ende sot në këto zona.

Veçanërisht interesante për vizitorët janë arkitektura tradicionale e shtëpive prej guri me çati druri dhe mobilje të punuara me dorë dhe qilima, veshje folklorike, mjete tradicionale prej druri, mullinj uji etj. 

Ne Alpe gjenden disa vendbanime te hershme. Nje nder to eshte vendbanimi i hershëm i Rosujës, i cili ka qenë qendra kryesore administrative e pozicionuar në kufirin mes dy fiseve, Labeatët dhe Dardanët. Ky vendbanim daton 400 vjet para lindjes së Krishtit, nga ku rrjedh dhe emërtimi i banorëve autoktonë vendas “Dardanmalas” (dardanët alpinë). 

Vendbanime të tjera që datojnë para lindjes së Krishtit janë edhe ato të Selimajt, Komit, Cërrnicës, Shoshanit, Nikajt etj. Thethi për herë të parë në dokumenta shfaqet në vitin 1485, me emrin Fusha, document në të cilin përmmenden 7 shtëpi.  Në Kelmend, gjetjet arkeologjike në territore të ndryshme të zonës dhe në shpellat e fshatrave Selcë dhe Vukël, si dhe ato të gjetura në fshatrat Dedaj, Zagorë, Lohe, Bzhetë e në Shkrel dëshmojnë se të dyja zonat kanë qenë të banuara, respektivisht, në periudhën e neolitit dhe në atë të bronxit të hershëm. 

Në zonën e Alpeve janë të pranishmë disa ndërtesa të rëndësishme kulturore historike, duke përfshirë :

  • - Muzeu etnografik në Theth. Kjo është një nga ndërtesat më të spikatura në Theth që mbart elemente të arkitekturës tipike të kullave në rajon. Kulla është ndërtuar në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Elementet e theksuara dhe kujdesi i treguar për mobilimin e dhomës së mysafirëve është një tregues i rëndësishëm i traditës së mikpritjes, ku vendasit kanë pritur dhe vazhdojnë të presin mysafirët. 
  • - Kisha në Theth (1892), e projektuar në formën e një drejtëkëndëshi më një kungë pas korit, është vendosur në pjesën më të bukur të luginës dhe pa dyshim që ja vlen të vizitohet. 
  • - Kulla e Ngujimit, e cila thuhet se daton nga shekulli i nëntëmbëdhjetë, e ndërtuar në një vend të dukshëm, është një banëse kullë disa katëshe. 
  • - Mulliri i Kolajve (Kola Mill) është një ndërtësë e vogël prej druri, në anë të urës, e cila furnizohet me ujin e lumit të Thethit. 
  • - Xhamia e vjetër e Dragobisë daton në fillim të shekullit të, gjendet në rrugën për në Valbonë, ka një formë katrore me një çati të mbuluar dhe të punuar më dru. 
  • - Kulla e Thepit ne Curraj të Epërm gjendet në mes të fshatit, e ndërtuar rreth viteve 1840-1850 dhe konsiderohet një ndër kullat prej guri më të vjetra në këtë fshat. Kulla është e vendosur mbi një masiv shkembor - gëlqeror rreth 15 m të lartë që gjendet buze lumit të Currajt e që bie thike mbi siperfaqen e ujit. Pikërisht mbi këtë masiv shkëmbor, ose thep – siç e quajn vendasit masivin shkembor, nisin themelet e kullës. 
  • - Kisha e Pshtanit është më e vjetra në zonën e Kelmendit. Sipas histories kishtare, kisha është ndërtuar në vitin 1644 afër Grabomit, e para në Kohët e fundit kanë filluar zbulimet e truallit dhe të mureve origjinale, si dhe të restaurimi e vendosjen e Kryqit si dhe punime të tjera për ta kthyer atë të vizitueshme nga turistët. 
  • - Varret e Turqve në Dolç, Shkrel. Një varrezë e vjetër ndodhet në lagjen Reç të Dolç, ku varreza të vjetra të dukshme dalin nga bimësia e harlisur. Nga emërtimet dhe simbolet e gdhendura në varre, këto varreza potencialisht mund të jenë më shum se një shekullore. Ata janë të njohur lokalisht me emrin “varret e turqve”, ndoshta duke iu referuar periudhës së pushtimit Osman të Shqipërisë, i cili zgjati deri në vitin 1912. Gdhendjet e vjetra me shkronja arabe në disa nga varrezat dhe fakti që varreza e rrethuar nga vegjetacioni i dendur i pa menaxhuar dhe me rritje të lirë janë tregues i moshës së vjetër të këtyre varreve. Një pellg i vogël artificial i krijuar aty afër shton një element të bukur vizual në peisazhin përreth, së bashku me pyllin ngjitur me gështenja.