Festat tradicionale, kostumet, besimet dhe bestytnitë janë një pjesë e rëndësishme e trashgimisë kulturore të zonës. Shumica e festivaleve të përmëndura më poshtë janë transmetuar nëpër breza. 

Hapja e sezonit turistik (java e fundit e Majit në Valbonë, dhe java e dytë e Qershorit në Theth) : 

  • • 6 Maj - Dita e luleve në Alpe
  • • Qershor - Sofra Dardane festohet në Valbonë
  • • 15 Gusht - Dita e Shën Marisë festohet në Theth
  • • E shtuna e dytë e Gushtit - Festivali “Miss Mali” organizohet te logu i Bjeshkëve në Vermosh
  • • Java e fundit e shtatorit - Festivali i “Lamit” feston bashkimin e produkteve të verës dhe të vjeshtës
  • • Java e tretë e Gushtit - Hëna e plotë festohet në fshatin e Tamarës

 

Logu i Bjeshkëve, Kelmend

Ky festival kulturor është mbajtur ç’do vit të shtunën e dytë të gushtit që nga viti 1998 në fshatin Lepushë në rajonin e Kelmendit. Vajzat nga Kelmendi knkurojnëte Qafa e Predelecit për titullin “Miss Bjeshka”, vajza më e bukur e maleve. Festivali ofron një mundësi shumngjyrëshe për të njohur kostumet, këngët dhe vallet tradicionale të Kelmendit.

Dita e Bjeshkëve, Theth 

Dita e Bjeshkëve zhvillohet në Parkun Kombëtar të Thethit çdo vit me datë 25 Qershor. Tradicionalisht kjo ishte dita kur njerëzit mblidhnin dhe spostonin bagëtinë në kullotat e larta verore. Ishte një ditë shprese pas sezonit të gjatë dhe të vështirë të dimrit. Banorët e Thethit festojnë së bashku, duke organizuar lojëra e duke mbajtur një panair bujqesor si dhe të produkteve artizanale. 

Shmasjani i Nikajve festohet më 19 Janar dhe Zoja e Mërturit festohetmë 7 Shtator. 

Këto festa zgjasin tre ditë dhe festohen me miq. Jane festat më të mirpritura, pasi mblidhen përtë festuar të gjithë njerëzit më të afërm; bijat, nipër e mbesa, dajat dhe tezet, hallat me burrat tyre, miq, kumbarë etj. Për natën e festës i zoti i shtëpisë përgatit qirinjt prej dylli të

bletës për çdo mashkull nga një qiri të vogël dhe një qiri të madh i mbledhur kulaç i cili duhet

të jetë i gjatë sa gjatësia e duarve të hapura diagonal. Qiri i festës bëhet në këtë gjatësi, sepse duhet të rrije i ndezur tre ditë, aq sa zgjatë edhe festa. Qirit të madh i vihet një copë djathë, një copë zemër ose melçi e bagëtisë së dedikuar për këtë ditë. 

Sofra Dardane Valbonë 

Festivali “Sofra Dardane” ka si qëllim kryesor hulumtimin, ruajtjen dhe pasurimin e vlerave folklorike dhe etnografike të trevave të veriut të Shqipërisë si dhe atyre të Kosovës që gjeografikisht së bashku përbëjnë Rrafshin e Dukagjinit. 

Për të krijuar një atmosfere sa më festive dhe për t’u ndjekur nga të gjithë artdashësit tropojanë dhe me gjerë, shfaqjet e konkurimit dhe ato të përshendetjes zhvillohen në sheshin qendror të qytetit të Bajram Curri, si dhe në sheshin karakteristik në luginën e Valbonës, në funksion edhe të turizmit kulturor. 

Kjo veprimtari, përveç pasurimit dhe gjallërimit të jetës artistike-kulturore të qytetit shërben edhe për zhvillimin e biznesit vendas si dhe për ndërthurjen e vlerave të trashigimnisë shpirtërore me vlerat e turizmit dhe bukurive natyrore të kësaj treve. 

Dita e Agroturizmit në Shkrel 

Dita e Agroturizmit e organizuar në këtë monument natyror ka synuar të demostrojë vlerat e agroturizmit në parqet natyrore, nepermjet panaireve dhe seancave demostruese, duke e gërshetuar këtë event me vizitita në pylllin me gështenja. Krahas kësaj, një prezantim i bëhet blegtorisë, nëpërmjet rraces së Deles Shkodrane si dhe të dhive. 

Aktivitetet sërisht vijojnë gjatë, duke vizituar tendat e paraqitura ne këtë ekspozitë të agrobiznesit. Krahas produkteve të tjera, këtu një vend të rëndësishme ze prezantimi i gështenjës së pjekur, por edhe i një përpunimi ndryshe të saj.