Komunitetet lokale kanë ruajtur praktikat e tyre tradicionale bujqësore gjatë shekujve, duke mbrojtur kështu specie bimore lokale dhe racat e kafshëve që sigurojnë jetesën e tyre. 

Vizitorët dhe turistët do të gjejnë në Alpet Shqiptare një gamë të gjerë aromash dhe prodhimesh bujqësore plot me ngjyra, përkatësisht lloje të ndryshem rrushi, qershie, misri, domate, geshtenje, sherebele dhe livando, si dhe produkte të përpunuara, siç janë vera, sallatra, reçel, çajra, djathë dhe produkte të tjera bylmeti nga dhite dhe lopët e zonës. 

Në Alpet Shqiptare gjenden variacione të ndryshme bimësh të kultivuara tradicionalisht dhe lloje kafshësh indigjene. Që nga kohët e lashta, komunitetet lokale janë mbështetur nga bagëtitë për jetesën e tyre. Meqenësë bagëtia ishte një aktivitet primar për popullsinë alpine, lëvizja sezonale e bagëtisë ishte një aspekt integral i jetës. Gjatë muajve të verës, bagëtia zhvendosej në zonat malore më të larta, ku kullotat janë më të bollshme. Aty ndërtohen vendbanime të përkohsme. 

Rracat e kafsheve më të njohura autoktonike në Alpe janë: 

  • - Bardhoka, një rrace kjo autoktone e deleve. Eshtë rracë e fuqishme e delve me një strukturë të fortë kockash.
  • - Dhia e Dragobisë është një kafshë tipike alpine me një trup me madhësi mesatare, me skelet të zhvilluar dhe të hollë dhe këmbë të forta. Ato kanë lëkurë të zezë në gri hiri dhe brirë të lakuar mbrapsht.
  • - Bagëtia Busha (Bagëtia e shkurtër ilirike) dallon nga trupi i shkurtër dhe i fortë, lëkura ngjyrë kafe të kuqërremtë me të bardh rreth gojës dhe brirë të shkurtër.