Vende arkeologjike: Ekzistojnë disa vende arkeologjike të rëndësishme në Alpet Shqiptare. Këto përfshijnë monedha nga periudha Ilire, bizhuteri dhe piktura në shpellë, fortifikime, kështjella, ura etj. Për shkak të kësaj rëndësie, qendra e luginës së Thethit është shpallur “zonë historike” nga Qeveria Shqipatre në vitin 2017.

Vendbanimi i Grunas, në Theth, lugina e Shalës është një vendbanim i fortifikuar parahistorik (shekulli IX p.e.s.)i ripushtuar në periudhën mesjetare ose moderne.Thethi konsiderohet një kompleks i vogël arkitekturor ku gjenden  lagjet më të vjetra të zonës. 

Në vitin 2005, në lagjen Okol të Thethit,u gjetën dy copa të vogla qeramike prehistorike.Arkeologët kanë gjetur monedha ilire në Selcë dhe Kelmend. Gjithashtu në këtë zonë janë gjetur fragmente qeramike, vegla bakri dhe hekuri, fosile të kafshëve dhe vizatime qymyri druri nga Epoka e Bronzit, duke treguar vendbanimet e hershme në këtë zonë. 

Stacioni rrugorë, Rosujë, i cili gjendet 6km në jug perëndim të Bajram Currit, është i vendosur në një kodër me dy kreshta me pamje nga lumi i luginës së Valbonës. Duket se mund të ketë qënë e pushtuar nga Epoka e Hekurit deri në shekullin e V e.r.Vendi u mbrojt fillimisht në shekullin e IV p.e.s.Vende të tjera që mund të vizitohen nga turistët jane: Kështjella Mesjetare e Dakës nëLuginën e Shalës; Kalaja e vonë antike në Dragobi; Kalaja Mesjetare Selimaj e ndërtuar në shekullin e XIV e njohur si “Kalaja e Lekës”; Kështjella Mesjetare e Cernicës në Valbonë dhe vende të tjera për tu eksploruar nga vizitorët. 

Kulla Shqiptare/Banesa dhe muzeumet 

Kullat: në Alpe dhe në afërsi gjenden shume kulla dhe muzeume të vecantë, nga të cilat, disa prej tyre janë të shpallur edhe monument kulture. Shtëpi tradicionale Shqiptare të ndërtuara me gurë të njohura si “kulla” gjenden kryesisht në Alpet Shqiptare. Për tu përballur sulmeve të ushtrisve të ndryshme, kulla u kthye një vend strehimi i domosdoshëm në rajonet malore, kryesisht për shkak se fshatrat ishin kaq të shpërndara, duke u bërë mbrojtjen e koordinuar të komplikuar. Disa kulla u krijuan për të siguruar strehën për shkak të gjakmarrjeve të përhapura në vend. Ndër to mund të përmëndim Kulla e Mic Sokolit në Bajram Curri, Muzeumi Historic i Thethit, Kulla e Ngujimit në Theth, Kulla e Thepit në Nikaj Mertur, etj. Perveç këtyre monumenteve të kulturës, ka edhe mjaft kulla të bukura në zone, te cilat nuk kanë status të mbrojtur por janë në gjendje mjaft të mirë dhe ja vlen të vizitohen. 

Shtigjet e letërsisë: Këto shtigje ju lejojnë të zbuloni rolin e biodiversitetit nëpërmjet trashgimisë letrare të Alpeve veriore. Shëtisni nëpër peisazhin e Ismail Kadaresë të “Prilli i thyer”; investigoni përdorimin dhe kuptimin kulturor të florës së rajonit përmes kujtimeve të udhëtimit të etno-botanistëve të Franz Nopcës; ose gërmo gjurmët e Mary Edith Durham përmes peisazhit, kulturës dhe legjendave të Shqipërise së Lartë të sajtë dashur.Shtigjet e trashëgimisë letrare ju inkurajojnë të eksploroni komunitetet dhe peisazhet që kanë formuar identitetin e vendit dhe që vazhdojnë të frymëzojnë vizitorët që përfshihen në bukurinë natyrore të thyer.

Bunkerat: Një ndër karakteristikat përcaktuese të vendit të atyre kohërave të të shkuarës, ende mund të shihen duke prishur peisazhin: me qindra bunker të vegjël të mbira si kërpudha të mëdha mbi tokat pastorale. Disa kanë gjetur përdorime të reja, si përshëmbull i kanë kthyer në lokale, por shumica janë lënë thjesht të kalben. Edhe në Alpet e largëta janë ndërtuar bunkere të cilët janë vendosur në pika mjaft strategjike, veçanërisht afër shteteve kufitare kur në atë kohë përdoreshin për ruatjen e kufinjve. Në ditët e sotme bunkerët janë rrënoja të rëndësishme për tregimin e historisë. Bunkerët gjithashtu shërbejnë si strehimpër barinjtë të cilët shkojnë gjatë sezonit të verës në bjeshkë. 

Turizmi i errët, Shkodër: Muzeu historik “Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës” në Shkodër, është i vetmi vend kujtese i ngritur në Shqipërinë e tensionuar, si shenjë përkujtimi për viktimat e regjimit ç’njerëzor komunist.  Muzeu i krimeve të komunizmit në Shkodër, është kthyer në muzetë më të vizituara të metropolit verior, kjo për shkak edhe të historisë së dhimbshme që mbart.