Mundësitë që ofrohen gjatë vizitimit të Alpeve Shqiptare (ASH) janë të pafund, ku mund të përmendimvendbanimet e hershme parahistorike, monumentet natyrore, vizita kulturoredhe historike apo shijimi i natyrës së paprekur. Alpet janë një destinacion i njohur për zhvillimin e ekoturizmit.

Turizmi natyror, ekoturizmi apo turizmi rural në park janë zhvilluar duke ju përshtatur në një farë mënyre kërkesave të turistëve. Deri më tani parku është vlerësuar më shumë nga operatorët dhe vizitorët e huaj për peisazhin, natyrën dhe pamjen, të cilat konsiderohen si pikat e forta të tij. Turizmi i natyrës dhe rural identifikohet kryesisht sipas situates së mëposhtme: 

  • • Larmia klimatike, gjeografikedhefizike e territorit të tij, e përfaqësuar nga një varg malesh, kreshtash, luginash, liqenesh, lumenjsh, peizazh rural, të shoqëruara nga një biodiversitet i pasur të habitateve, florës, dhe faunës së egër të natyrës malore-alpine, është një potencial i madh për zhvillimin e turizmit të natyrësdheturizmit rural në park.
  • • Komunitetet vendore, që banojnë brenda dhenë afërsi të parkut, të cilët ende ruajnë një stil jetese tradicionale, kanë një trashëgimi historike e kulturore të pasur, të cilat janë një vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit të natyrësdheatë rural.
  • • Zonat natyrore malore-rurale të parkut ofrojnë mundësi për zhvillimin e ekoturizmit, veprimtarive në natyrë (rafting, hedhje me parashutë sportive, çiklizmi malor, peshkimi, treking, ngjitjet alpinistike, ecja në natyrë (hiking), shëtitja me kuaj me shalë, turet studimore, etj). Disa prej këtyre veprimtarive janë motivi kryesor i vizitave nga vizitorët e huaj në zonat malore natyrore, por dhe nga vendasit.
  • • Janë evidentuar një numër i konsideruar turesh të organizuar të natyrës, veçanërisht në zonat malore të parkut, si për shëmbull në Vermosh-Seferçe-Lepushë; Tamarë-Vukël-Nikç; Bogë-Bjeshkët e Namuna-Jezercë; Theth-Gimaj-Kapre-Okol; Valbonë-Nikaj-Mërtur-Çerem-Dobërdoll-Lumi i Gashit; Shkëlzen-Tropojë-Sylbicë.
  • • Zhvillimi i rrjetit te bujtinave dhe lancimi i shtegut “Peaks of the Ballkans” (www.peaksofthebalkans.com). 

Produktet turistike kryesore aktualisht të indentifikuara në park janë: 

Turizmi natyror, ecje në natyrë, shetitje me kafshë, alpinizëm, biçikletat malore, vrojtim të peizazhit, shpellave, ujëvarave, burimeve ujore, peshkim sportive, kanoe, fluturime me deltaplan, monumentet e natyrës, korrijet, drurët e vjetër, livadhet, bimët, kafshët, etj;
Turizmi rural: mjediset e jetesës së banorëve, kullat, shtëpitë karakteristike orienditë e tyre, mënyra e jetesës mjetet e punës, veshjet karakteristike, stanet, vendet e strehimit të bagëtive, trashëgiminë rurale, veprimtaritë prodhimet tradicionale, besimin zakonet, agroturizmin, etj; 
Turizmi kulturor: muzeumet, historia, arkitektura, zonat arkeologjike, trashëgimia shpirtërore, besimi, veprimtaritë kulturore, festivalet, folklori, legjendat, vallet, këngët, artet, zejtaria, etj.

Aktivitete në natyre

Alpet janë një destinacion ideal për një gamë të gjërë të aktiviteteve malore, duke përfshirë “turizmin e bardhë” gjatë sezonit të ftohtë të...

Lexo më shumë

Turizmi Rural

Agroturizmi: Punimi dhe mirmbajtja e tokës, kultivimi i saj, vjelja dhe përpunimi i produkteve, blegtoria dhe përpunimi i prodhimeve blegtor...

Lexo më shumë

Kultura

Vende arkeologjike: Ekzistojnë disa vende arkeologjike të rëndësishme në Alpet Shqiptare. Këto përfshijnë monedha nga periudha Ilire, bizhut...

Lexo më shumë