Në Alpe ka aktualisht të paktën 50 agjensi turistike, që ofrojnë paketat e tyre. Ka kompani që ofrojnë vetëm Alpet si destinacion kryesor, të tjera kompani të cilat ofrojnë ture kulturore, të kobinuara me paketën e bregdetit/rivierës të ASH. Turet e ofruara në Alpe, asnjëherë nuk janë më të shkurtra se dy ditore. Më të preferuara sidomos për vizitorët vendas janë ata tre ditore. Ndërsa për turistët e huaj, paketat e ofruara nuk janë me të pakten katër ditë minimumi. Guidat turistike, që shoqërojnë vizitorët në ASH, janë guida lokale, të cilët njohin shumë mirë terrenin që zotërojnë një gjuhë të huaj, kryesisht anglisht. Disa prej guidave të trajnuara janë të angazhuar me agjensi turistikedhedisa të tjerë krijojnëdhe shesin paketat e tyre direkt tek turistët.