Parku Kombëtar Theth

Thethi mund të arrihet lehtësisht me makinë, megjithatë një fuoristradë është e domosdoshme sepse një pjesë e rrugës është e pa asfaltuar. Nga Tirana merrni autostradën SH1/E762 për në Shkodër. Nga Shkodra vazhdoni në SH1/E762 për në Koplik, më pas kthehuni djathtas dhe merrni SH21 për në Theth.

Bujtinat, agjensitë e udhëtimeve dhe guidat lokale mund të marrin vizitorët me fuoristradë nga Shkodra.

Nga Tirana autobuzat dhe fugonat për në Shkodër nisen shpesh (ç’do orë; gjatë verës ç’do 45 minuta) nga afër sheshit Karl Topia, i njohur si “Zogu i Zi”. Nga Shkodra fugonat nisen për në Theth nga rrethrrotullimi “Rus”, zakonisht dy herë në ditë. Fugoni i parë niset në orën 7:00 dhe i dyti në orën 13:00. I gjithë udhëtimi nga Tirana në Theth zgjat 5 orë me autobuz/fugon.

Aeroporti më i afërt është aeroporti ndërkombëtarë i Tiranës (Nënë Tereza). Ndodhet një autobuz i cili operon afërsisht nga ora 6am deri në 6pm, duke u nisur ç’do orë dhe ndalon te Muzeu Ndërkombëtar në qendër të qytetit. Nga aty ndiqni udhëzimet e përmendura më sipër. Egziston edhe opsioni për të fluturuar ne Podgoricë (Mali i Zi) dhe të merrni një taxi ose autobuz nga aeroporti për në Shkodër, nga këtu udhëtimi mund të vazhdohet me fugon ose me një taksi fuoristradë.