Parku Kombëtar i Luginës së Valbonës dhe Rezerva Natyrore Strikte e Gashit

Valbona dhe Gashi mud të arrihen lehtësisht në rrugët e asfaluar. Bujtinat, agjensitë e udhëtimeve ose guidat lokale mund të marrin vizitorët sipas kërkesës. Ata mund të organizojnë udhëtimin më fuoristradë në raste kur vizitorët dëshirojnë të vizitojnë fshatra të thella si Stanet e Gjarprit, Cerrem, Dobërdol, etj. 

Me makinë: parku mund të arrihet me makinë në tre forma: 

  • Nga Tirana merrni rrugët SH1, SH39/E762, më pas kthehu në E851 (Rruga e Kombit) drejt Kosovës në kryqëzimin e Milotit. Në kufirin e Morinës për në Kosovë (mos harroni të sillni kartën e Identitetit, për Shqiptarët, ose pashaportën për nënshtetësitë e tjera), merrni rrugën për në Gjakovë dhe më pas për në Bajram Curr. Nga Bajram Curri vazhdoni në rrugën e Azem Hajdarit për në Valbonë. Rruga zgjat vetëm 40 minuta deri në Valbonë. E gjithë rruga është e asfaltuar dhe i gjithë udhëtimi nga Tirana me makinë zgjat deri në 4 orë e gjysëm. 
  • Opsioni i dytë nga Tirana është të marrësh rrugën e mësipërme, por të kthehesh në Kukës E851 (para se të arrish në Kosovë) drejt Nikaj-Mërtur. Rruga është e shtruar por ka shum kthesa, dhe zgjat rreth 6 orë. 
  • Nga Shkodra merrni SH5 dhe më pas SH22, duke kaluar nga Qafa e Malit dhe Dushaj/Fierzë për të arritur në Bajram Curr dhe më pas nëpërmjet Rrugës Azem Hajdari arrini në Valbonë. Vizitorët mund të shijojnë peisazhin e mrekullueshëm gjatë rrugës por nuk është shumë i mirmbajtur (një fuoristradë është e keshillueshme), dhe udhëtimi mund të zgjasë deri në 6 orë.

Me autobuz: nga Trana autobuzat dhe fugonat nisen shpesh në mëngjes (ç’do orë deri në orën 14:00) për në Bajram Curr nga sheshi Karl Topia, i njohur si Zogu i Zi. Nga Bajram Curri mund të merrni një fugon për në Valbonë po nga i njëjti stacion (nisen ç’do orë, në orë të plota, deri në 15:00). I gjithë udhëtimi nga Tirana me autobuz zgjat rreth 6-7 orë. 

Me traget: Valbona mund të arrihet gjithasthu me traget nga Liqeni i Komanit (tragetët nisen nga fshati i Komanit). Kompani të ndryshme të liçencuara ofrojnë shërbime nga Maji në Shtator. Gjatë verës, ofrohet edhe një traget për makinat. Mbasi zbret nga trageti në Fierzë, vizitorët do gjejnë fugona me nisje për destinacione të ndryshme fshatrash. 

Trageti Dragobia: (transport për pasagjerë, disa ndalesa)

Kontakt: +355 68 236 2798; +355 68 527 0934 

Trageti Alpin: (transport për pasagjerët dhe makinat, linjë direkte)

Kontakt: +355 68 801 2731

Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.

http://www.alpin.al/index.php?lang=EN

Me avion: Aeroporti më i afërt është aeroporti ndërkombëtar i Tiranës. Nga këtu, taksitë mund ti çojnë vizitorët në Valbonë.  Një opsion tjetër është të merrni autobuzin Tirana Express, i cili niset ç’do orë nga aeroporti për në qendër të qytetit. Nga aty ndiqni udhëzimet e përmendura mësipër.