Kelmend


Kelmendi mund të arrihet lehtësisht me makinë, megjithatë një fuoristradë është e këshillueshme për të arritur zonat më të thella. 

Nga Tirana, merrni autostradën SH1/E726 për në Shkodër. 

Nga Shkodra, vazhdoni në rrugën për në Mal të Zi, duke kaluar Koplikun dhe Bajzën. Në vend se të ktheheni në të majt në kufi, ndiqni SH20 drejt Lepushës dhe Vermoshit. 

Vizitorët mund të organizohen me Zyrën e Informacionit Turistik (Tamarë), bujtinat ose guided locale, për ti marrë në Shkodër me fugon ose fuorsitrade. 

Nga Tirana, autobuzat dhe fugonat për në Shkodër nisen shpesh (ç’do orë; gjatë verës ç’do 45 minuta) nga sheshi Karl Topia, i njohur si Zogu i Zi. Nga Shkodra, fugonat nisen për në fshatrat e ndryshëm të Kelmendit. Të gjithë fshatrat e Kelmendit kanë një fugon për ç’do fshat, i cili niset për në Kelmend nga lokal-restorant “Malësia e Madhe” te kryqëzimi Rus afër në veri të qytetit. 

Fugonat kanë oraret e mëposhtme: 

Vermosh – Shkodra 05:00 / Shkodra – Vermosh 14:00;   700 lek- një rrugë
Selcë – Shkodra 05:30 / Shkodra – Selcë 13:30 or 14:00; 500 lek- një rrugë
Tamarë – Shkodra 06:30 or 07:00 / Shkodra – Tamarë 13:30 – 14:00; 300 lek- një rrugë
Vukël – Shkodra 5:30 / Shkodra – Vukël 14:00; 700 lek- një rrugë 

Aeroporti më i afërt është aeroporti ndërkombëtar i Tiranës. Kompania Tirana Express ofron shërbime për në qendër të qytetit ç’do orë. Nga aty ndiqni udhëzimet e përmendura më sipër. Është edhe një opsion për të fluturuar në Podgoricë (Mali i Zi) dhe të merrni taksi ose autobuz nga aeroporti për në Shkodër, nga ku udhëtimi mund të vazhdohet me fugon ose fuoristradë.