Mund të fluturoni në aeroportin ndërkombtarë të Tiranës, ose mund të vini me traget nga Italia ose Korfuzi – ka disa lidhje me qytetet portuale si Durrësi, Vlora dhe Saranda. Ka disa operator dhe fugona që udhëtojnë për në Tiranë ku mund të gjeni transportin për dejt Alpeve Shqiptare.

Gjithashtu mund të fluturoni në Prishtinë ose Podgoricë, dhe mund të udhëtoni për në Alpet Shqiptare. Mund të merrni një taksi i cili ju çon deri në qendrën e qytetit dhe nga aty mund të merrni fugonat të ofruara nga agjensitë turistike drejt Zonave të Mbrojtura të Alpeve Shqiptare. Nëse drejtoheni për në Kelmend, Theth dhe Shkrel rruga më e lehtë ëthë të udhëtosh nga Podgorica. Nëse planifikoni për Valbonë dhe Nikaj-Mërtur rruga më e lehtë është të udhëtosh nga Prishtina.