Zona e Alpeve është pjesë e nën-zonës malore të Mesdheut verior, për shkak të pozicionit gjeografik, natyrës dhe relievit. Veçoritë klimatike të këtij rajoni janë shumë të komplikuara për shkak të larmive dalluese të zonave specifike të Alpeve Shqiptare. 

Alpet janë rajoni më i ftohtë i Shqipërisë; gjithashtu dhe rajoni që ndikohet më shumë nga shirat gjatë vitit. Temperaturat mesatare në Janar, muaji më i ftohtë i vitit, në pjesët më të ulta të zonës arrijnë në 0°C ose dhe më poshtë.