1. Planifiko përpara dhe Pergatitu
  • Informohuni mbi rregullat dhe shqetësimet e veçanta të zonës që do vizitoni.
  • Përgatituni për mot të skajshëm, rreziqe dhe emergjenca.
  • Planifikoni udhëtimin tuaj për të shmangur fluksin.
  • Vizitoni në grupe të vogla kur është e mundur. Konsideroni ndarjen e grupeve më të mëdha në grupe më të vogla.
  • Ripaketoni ushqimin për të minimizuar mbeturinat.
  • Përdorni një hartë dhe busull për të eliminuar përdorimin e bojës për shënimet, renditje gurësh ose shenja. 
  1. Udhëtoni dhe bëni kamping në sipërfaqe të qëndrueshme
  • Sipërfaqe të qëndrueshme përfshijnë shtigje të përcaktuara dhe fushime, shkëmb, zhavor, bar ose borë të thatë.
  • Mbroni zonat bregore duke bërë kamping të paktën 200 metra nga liqenet dhe përrenjtë.
  • Kampet e mira gjenden, nuk bëhen. Gjetja e një vendi të ri për kamping nuk është i domosdoshëm.
  • Në zonat e njohura:
    • Përqëndrohuni në përdorimin e shqtigjeve dhe kamingjeve ekzistuese.
    • Ecni rrjesht për një në mes të shtegut, madje edhe kur është i lagësht ose me baltë.
    • Mbani vendet e kampinut të vogla. Fokusoni aktivitetin në zonat ku bimësia mungon.
    • Në zonat e cënuara:
      • Duhet të shpërndaheni në mënyrë që të parandalohet krijimi i hapirës së kampingut dhe shqitgjeve.
      • Shmangni vendet ku ndikimet e para po fillojnë. 
  1. Hidhni mbeturinat në formën e duhur
  • Paeketojeni brenda, paketojeni jasht. Inspektoni kampingun tuaj dhe vendet e pushimit për plehra ose ushqime të derdhura. Mblidhni të gjitha plehrat, ushqimet e mbetura dhe mbeturinat.
  • Depozitoni jashtqitjen në gropa 15-20cm të thella, të paktën 60 metra larg nga uji, çadrat dhe shtigjet. Mbulojeni dhe maskojeni gropën mbasi të keni përfunduar.
  • Merrni me vete letër higjenike dhe produkte higjenike.
  • Për tu larë ose për të larë enët, mbani ujë 60 metra larg përronjve ose liqeneve dhe përdorni sasi të vogël sapuni të biodegradueshëm. 
  1. Lini vendin ashu sic e gjeni
  • Mbroni të shkuarën: analizoni, por mos prekni struktura dhe artefakte kulturore ose historike.
  • Lini gurët, bmët dhe objekte të tjera natyrore ashu siç i gjeni.
  • Shmangi futjen ose transportimin e specieve jo-vendase.
  • Mos ndërtoni struktura, mobilje, ose të gërmoni hendeqe. 
  1. Minimizo ndikimet e zjarrit
  • Zjarri mund ti shkaktoj dëmtime të vazhdueshme vendit. Përdorni një sobë të lehtë për të gatuar dhe shijoni një fener me qiri si ndriçim.
  • Në vendet ku lejohet ndezja e zjarrit, përdorni unaza zjarri që gjeni të gatshme ose grumbull gurësh për zjarr.
  • Mbani zjarrin e vogël. Përdorni vetëm shkopa nga toka të cilët mund të thyhen lehtë me duar.
  • Digjni të gjithë drurin dhe qymyrin deri sat ë bëhet hi, sistemoni vendin ku keni ndezur zjarrin, dhe në fund shpërndani hirin e ftohtë. 
  1. Respekto kafshët e egra
  • Vëzhgoni kafshët e egra në distancë. Mos tentoni ti ndiqni ose ti afroheni.
  • Asnjëherë mos ushqeni kafshët. Ushqyerja e kafshëve të egra i dëmton shëndetin, i ndryshon sjelljet natyrore, dhe i ekpozon ata ndaj grabitqarëve dhe rreziqeve të tjera.
  • Mbani nën kontoll kafshët shtëpiake vazhdimisht, ose lërini në ship.
  • Shmangni kafshët e egra gjatë kohëve delikate: çiftëzimi, rritja e të vegjëlve, ose gjatë dimrit. 
  1. Jini të mirkuptueshëm ndaj vizitorëve të tjerë
  • Rrespektoni vizitorët e tjerë dhe mbroni cilësinë e eksperiencës së tyre.
  • Jini të sjellshëm. Hapini rrugën vizitorëve të tjerë nëpër shtgje.
  • Spostohuni dhe hapni rrugën kur përballeni me persona me ngarkesa të mëdha.
  • Bëni pushime dhe bëni kamping larg shtigjeve dhe vizitorëve të tjerë.
  • Lini zhurmën e natyrës të mbizotrojë. Shmangni zëra të lartë dhe zhurmat.

 

(Copyright: The Leave No Trace Center for Outdoor Ethics)