Shpellat në Alpet Shqiptare

Alpet Shqiptare përbëhen nga një mozaik ekosistemesh. Përveç peisazhit me maja të larta dhe pyje të dendura, një habitat shumë i veçantë që ndeshet në këtë zonë janë shpellat natyrore!

Shpellat horizontale, vertikale, të vogla apo të mëdha ofrojnë një aventurë dhe adrenalinë për vizitorët,

të cilët nuk duhet të harrojnë për asnjë çast rregullat e përshtatshme të sigurisë! Për të shijuar me përgjegjësi këtë botë të errët, por shumë interesante, duhet të shoqëroheni nga guidat lokale të trajnuara për mjediset speleologjike.

Gjithashtu, nuk duhet harruar që shpellat janë “shtëpi” me një biodiversitet të pasur, shpesh të rrezikuar por dhe të brishtë nga ana gjeologjike. Llojet e lakuriqëve, por dhe stalaktitet apo stalagmitet,

janë shumë të ndjeshme nga lëvizjet e vizitorëve brenda në shpellë. Kur hyjmë në një shpellë dhe shikojmë një stalaktit 1 metër të lartë, duhet të kemi parasysh që përgjatë një viti ai rritet vetëm 0,13 mm.

Theth

Shpella e Arapit: Maja e Arapit ose Harapit ndodhet pranë fshatit Theth në Alpet Shqiptare dhe është e njohur edhe për 800 m ngjitje në murin e tij. Në rrëzë të këtij mali ndodhet shpella me të njëjtin emër. Kjo është një shpellë vertikale që shkon përgjithë-lart. Eksplorimi në shpellën “Maja e Arapit” ka filluar në vitin 1992 dhe tani ajo është hulumtuar deri në 365 m lartësi nga hyrja e saj.

Kelmend

Shpella e Gjaçkës ndodhet  në afërsi të Nikçit, mund të gjendet në rreth 200 m të qendrës së saj. Hyrja e errët është rreth 20 metra e lartë dhe çon drejt një shpelle me disa ndërprerje të formuara nga uji që ka kaluar nëpër shpellë shumë vite më parë.

Shpella e Malqe Grudës ndodhet në një lartësi prej 1165 m.a.s.l, në fund të shkëmbit të Malqe Grudës, rreth 2 km larg lagjes së Tamarë, Pojatë e Sipërme. Përballë shpellës turistët mund të kenë një pamje të mrekullueshme të Tamarës dhe rrethinat e saj. Ka dy hyrje afër njëra tjetrës të lidhura përmes një tuneli të gjatë 310 m. Brenda shpellës janë tufat gëlqerorë, një liqen i vogël, stalaktite dhe stalagmite. Përgjatë rrugës ka shtrirje deri në 25 m të gjerë dhe më pas në një thellësi prej 95 m ndodh ngushtimi i shpellës. Në fund shpella është e ndarë në katër drejtime duke formuar korridore të ngushta.

Valbona

Shpella e Dragobisë: e vendosur në Dragobi, në lartësinë 1200 dhe njihet si shpella e Bajram Currit. Bajram Curri, një politikan dhe aktivist që luftoi për pavarësinë e Shqipërisë, u strehua atje nga armiqtë e tij në Perandorinë Osmane dhe fatkeqësisht vdiq më 29 mars 1925 në shpellë. Kjo shpellë është një monument kulturor i mbrojtur, rreth 8 m i thellë, 3-4 m i gjerë dhe 2-4 m i gjatë.

Shpella e  Shpanikut, Klysyrë: Kjo shpellë është formuar nga vërshimet e ujërave te shiut e dëborës në të dy anët e shpateve të malit sipër saj të cilat përfundojnë me formën e një hinke, ku edhe e ka fillimin shpella duke depërtuar prurjet nëpërmes saj e drejt e në lumin e Valbonës. Shpella është e rekomandueshme për tu vizituar vetëm në muajt pa reshje shiu. Në fillim të Vjeshtës dhe të Pranverës,  pra në kohën e pikut të reshjeve nga gryka e shpellës uji shpërthen si një ortek duke krijuar një peisazh të jashtzakonshëm në shpatin poshtë saj.

Shpella e Haxhisë ndodhet në Maja e Thatë, pranë fshatit të Valbonës, në fshatin Margegaj, 1,630m mbi nivelin e detit. Shpella është 2-3m e lartë dhe 120m e gjatë.