Pejsazhi mahnitës që ofrojnë kjo zonë i ka shndërruar Alpet Shqiptare në një ndër pikat më atraktive për ҫiklistët vendas dhe të huaj, të cilët duan të shijojnë këtë pejsazh, të vizitojnë shtëpitë tradicionale veriore shqiptare (kullat), monumentet kulturore, zonat historike, të shijojnë ushqimin bio vendas, të ndjekin festivalet me muzikë dhe valle tradicionale, si dhe të njohin kulturën vendase, etj. Alpet i bën tërheqëse terreni i thyer dhe shtigjet që përshkojnë lugina të paprekura dhe pa zbuluara të cilat me anë të biҫikletave malore të cilat të japin mundësinë të shijosh natyrën dhe të mbërrish në zona të virgjëra të saj. Shtigjet kanë një shkallë vështirësie të ndryshme, duke filluar nga ato më të lehtat deri tek ato më të vështirat, dhe disa kërkojnë përgatitje të mire fizike. Në Alpe janë identifikuar 15 shtigje për biҫikleta me një gjatësi prej200 km. Sigurisht që ka edhe shumë të tjera por akoma nuk kanë një identifikim me profil për seicilin prej tyre.