Hapësira e planifikuar si pjesë e zonimit te PKN shtrihet deri në luginën e Drinit, e cila i ndan ato nga malësitë e Pukës. Në lindje dhe në verilindje ato kufizohen me ujë mbledhësin e Tropojës në rrjedhën e poshtme të luginës së Lumit Valbona, i cili i ndan ato nga malësitë e Gjakovës dhe të Hasit; ndërsa në Perëndim zbresin në Fushën e Mbishkodrës. 

Alpet Shqiptare karakterizohen nga kontraste të mëdha të relievit, luginave dhe kreshtave alpine përreth. Rrjeti i dendur i luginave, grykave dhe qafave lehtëson kalimin përmes tyre deri në pjesët më të largëta. PKN i Alpeve Shqiptare është i vendosur në qarqet e Shkodrës dhe Kukësit, duke përfshirë bashkitë e Tropojës, Shkodrës dhe Malësisë së Madhe. Sipërfaqja përgjithshme e PKN-së është  86,086.34 ha. Gjatësia e përgjithshme e kufirit është 205.20 Km.

86,086.34 ha  Sipërfaqja totale e PKN-se në Alpet Shqiptare ndër të cilat:
19,356.36 ha    Zona Qendrore
36,932.97 haZona e Menaxhimit Efektiv
26,259.82 ha Zona e Përdorimit Tradicional
3,537.19 ha Zona e Zhvillimit të Qëndrueshëm