Ministrisë së Turizmit dhe të Mjedisit  i është dhënë roli parësor politikbërës dhe mbikëqyrës për zonat e mbrojtura në Shqipëri.

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura (AKZM), e krijuar më 2015-ën, ka për qëllim menaxhimin, mbrojtjen, zhvillimin, zgjerimin dhe funksionimin e sipërfaqeve të zonave të mbrojtura në Shqipëri, të cilat përbëjnë rreth 16% të territorit të Shqipërisë. AdZM ben monitorimin në terren si dhe jep informacione per parkun, duke shënjestruar drejtimin e grupeve te turistëve. 

Organet e qeverisjes vendore luajnë rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen e zonave të mbrojtura që kanë në territorin ku ushtrojnë veprimtarinë. Disa nga funksionet që ato ushtrojnë në lidhje me zonat e mbrojtura janë; të drejtat e pronës, administrojnë në mënyrë të pavarur të ardhurat e krijuara, si dhe kanë të drejtë të ushtrojnë veprimtari ekonomike.

Njësi të qeverisjes vendore kanë të drejtë të shpallin dhe menaxhojnë Parqet Natyrore Bashkiake (PNB).