Shqipëria eshte një vend i vogël i pozicionuar në Europën Jug-Lindore. Shqipëria kufizohet  me Malin e Zi, Kosovën, Maqedoninë dhe Greqinë, me një siperfaqe totale prej 28,784km2. Pothuajse e gjithë pjesa verilindore  vendit përbëhet nga një zinxhir natyror shumë i rëndësishëm qe e bën atë pjese të Brezit të Gjelbërt Europian. Siperfaqja e përgjithshme e Alpeve tradicionale është 2020 km2 

Alpet Shqiptare ndahen në dy zona të mëdha: Alpet Perendimore dhe Alpet Lindore. Alpet Perendimore shtrihen mes luginës së Shalës  dhe zgavrës së Runicës në lindje, fushat e Mbishkodrës në juglindje, lugina Drinit në jug dhe kufiri shtetëror me Kosovën dhe Malin e Zi në veri dhe veriperëndim. Alpet Lindore shtrihen në pjesën lindore të luginës së Shalës dhe zgavrës së Runicës.