Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) janë të vendosura në Shqipërinë veriore dhe janë një ndër zonat më joshëse dhe magjepsëse të vendit. Ato shtrihen në veri të lumit Drin dhe në perëndim në shtrirjen me të ulët të lumit Valbona. Destinacioni i ri turistik i Alpeve Shqiptare përbëhet nga 3 zona të mbrojtura: Parku Kombëtar Alpet Shqiptare, perfshirë Thethin, Valbonën dhe Kelmendin; dhe dy parqet e reja të shpallura së fundmi, Parqet Natyrore Bashkiak të Nikaj-Mërturit dhe Shkrelit, të cilët konsiderohen “zemra e gjelbërt” e kësaj zone të re turistike. Alpet Shqiptare përmbajnë 13 maja të larta, të cilat ofrojnë pamje tërheqëse me zigzage, me një lartësi prej më shumë se 2,500m, përfshirë Jezercën, Ismet Sali Bruçaj (Grykat e Hapta), Kollata, Radohina, Maja e Hekurave, Shkëlzeni dhe Sheniku. Zona ka një klimëMesdhetare/Kontinentale, e karakterizuar nga dimra të ftohtë dhe vera relativisht të freskëta dhe të shkurtra. Destinacioni turistik i Alpeve Shqiptare, me 115,245 hektar zona të mbrojtura, është një kombinim i natyrës së egër të paprekur, peisazheve malore mahnitëse dhe një peisazhi unik kulturor me tradita të vjetra rurale pajisur me një spektër mjaft të gjërë të biodiversitetit të Europës.